
Dy turistë çekë kanë mbetur të bllokuar pasditen e shtunës në plazhin e Livadhit në Himarë, teksa lundronin me kajk. Sipas policisë, ata e kanë patur të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të dallgëve të larta. Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve çekë. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në vendin ku kishin mbetur turistët dhe i kanë shoqëruar ata me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetin e tyre lundrues. Dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.



