Dhunoi fizikisht të birin, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

Dhunoi fizikisht të birin, arrestohet 41-vjeçari në Durrës

Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij. Sipas informacioneve të policisë, në pranga është vënë shtetasi S. F., pas kallëzimit të bërë ndaj djali i tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. F., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia e qytetit bregdetar bën të ditur se arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit S.B., 47 vjeç dhe E.T., 25 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy