Policia e Shtetit, ka njoftuar për ndryshimet të reja brenda radhëve të saj, përkatësisht në dy nga komisariatet e kryeqytetit.
Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku ka firmosur të tjera ndryshime në strukturat e policisë. Petrit Halo, i cili deri tani drejtonte Komisariatin nr 4 në Tiranë, ka kaluar në krye të Komisariatit nr 1.
Këtë të fundit deri para një muaji e drejtonte Bujar Mehmeti. Mehmeti u pezullua në sajë të hetimeve për ndërtimet pa leje që u evidentuan kryesisht në zonën e liqenit.
Mehmeti është transferuar në Drejtori të Përgjithshme konkretisht në Drejtorinë e Standardeve, aty ku ishte përpara se të bëhej Shef Komisariati.
Ndërkohë në krye të Komisariatit nr 4 është vendosur Luan Hyseni.



