Plagosi me armë kushëririn pas debatit, pranga 66-vjeçarit në Fier

Plagosi me armë kushëririn pas debatit, pranga 66-vjeçarit në Fier

Një konflikt pronësie ka sjellë plagosjen e një personi mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtas, Fier, ku shtetasi Haredin Nazëraj, 66 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin Klement Nazëraj, 37 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në Komisariat.

Policia ka sekuestruar gjithashtu në cilësinë e provës materiale armën e gjahut. Dyshohet se dy të afërmit janë konfliktuar për të mbjellat dhe më pas sherri ka degjeneruar dhe 66-vjeçari ka marrë armën duke e qëlluar kushëririn e tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Haredin Nazëraj, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy