Një ngjarje e rëndë raportohet te ketë ndodhur mesditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe.
Për pasojë, gruaja ka humbur jetën menjëherë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.



