Mbushi gjimnazet e Tiranës me ekstazi, arrestohet 30-vjeçari (VIDEO)

Mbushi gjimnazet e Tiranës me ekstazi, arrestohet 30-vjeçari (VIDEO)

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar që shiste ekstazi pranë gjimnazeve të Tiranës. Policia bën me dije se Erind Krakulli kishte klientelën e tij të përhershme.

Ai shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”.

Në total, nga kontrolli fizik i 30-vjeçarit dhe në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 60 pilula ekstazi, 1 krehër pistolete model 54, 4 fishekë luftarakë model 54 dhe një celular iPhone.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ‘’ dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy