Vrau fqinjin pas sherrit për tubin e ujit, vetëdorëzohet në polici Altin Mera

Vrau fqinjin pas sherrit për tubin e ujit, vetëdorëzohet në polici Altin Mera

Ka rënë në pranga 1 ditë pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij, Altin Mera. Ky i fundit akuzohet se bashkë me vëllain e tij, Muhamet, vranë me kallashnikov në fshatin Luzni të Dibrës, 50-vjeçarin Xhetan Konesha.

Si rezultat i kontrollit të pandërprerë dhe krehjes së zonës nga strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, për kapjen e bashkautorit të vrasjes së 50-vjeçarit, , në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi Altin Mera, në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar, iu është vetëdorëzuar forcave të Policisë.

Ky shtetas qëndronte prej ditës së djeshme i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para shërbimeve policore që po kryenin kontroll në atë zonë.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Luzni të Dibrës, ku viktima u konfliktua me Altin Meren dhe vëllain e tij, Muhamet Mera, 30 vjeç, që u vu në pranga dje.

Sipas banorëve të zonës konflikti është i vjetër dhe e ka zanafillën për një tubë uji, ndërsa policia arriti të arrestonte Muhamet Merën, por vëllai i tij, Altin Mera u arratis, duke u larguar në pyll, derisa u vetëdorëzua sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy