Aksident i rëndë pranë Shallvareve/ Urbani përplaset me disa makina, 6 të plagosur (FOTO)

Aksident i rëndë pranë Shallvareve/ Urbani përplaset me disa makina, 6 të plagosur (FOTO)

Një aksident i rëndë është ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne pranë zonës së Shallvareve në kryeqytet.

Një autobus urban i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete që kanë qenë në trafik, në Urën e Tajvanit.

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Mes të plagosurve është shoferi i autobusit dhe dy persona që ishin pasagjerë në një makinë. Në aksidentin e shumëfishtë janë përfshirë 10 automjete. 

Gazetari Arsen Rusta raporton se automjeti “Mercedez Benz” ka pasur një frenim, ku autobusi e ka goditur nga pjesa e prapme dhe të gjitha mjetet e tjera janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesë anësore.  

Policia ka hyrë brenda autobusit të dëmtuar, ku pjesa e përparme është tërësisht e shkatërruar.

Aksidenti ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në këtë zonë.

Në njoftimin paraprak thuhet:

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.  Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e Policisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy