Rënie gurësh në disa akse rrugore/ ARRSH thirrje shoferëve: Bëni kujdes

Rënie gurësh në disa akse rrugore/ ARRSH thirrje shoferëve: Bëni kujdes

Reshjet e shiut kanë shkaktuar rënie gurësh ose inertesh në disa zonë të vendit.

Sipas ARRSH rënie gurësh ka pasur në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe aksi Elbasan-Librazhd por pa probleme në qarkullimin e automjeteve.

 Për këtë situatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një reagim, përmes së cilës bën me dije se grupet e patrullimit kanë bërë pastrimin e akseve në kohë.

 Për drejtuesit e mjeteve, iu bëhet thirrje që të tregohen të kujdesshëm në lëvizje dhe të reduktojnë shpejtësinë.

 “Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve. Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve.

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy