Sekuestrohen 21 kg kanabis në Gjirokastër, arrestohen dy persona

Sekuestrohen 21 kg kanabis në Gjirokastër, arrestohen dy persona

Arrestohet dy persona në Gjirokastër dhe një tjetër shpallet në kërkim, pasi kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike drejt Greqisë.

Ata kanë tentuar të trafikojnë 21 kg kanabis, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë tentuar të shfrytëzojnë kaosin në pikën kufitare për të kaluar drogën në shtetin fqinj.

Në pranga ka rënë DH.K 48 vjeç banues në Kotë dhe K. Mersini 22 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Fluksi”.

Sekuestrohen 21 kg cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe një shtetas tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Gjirokastrës zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Fluksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:K. M., 22 vjeç, banues në fshatin Karjan, Gjirokastër.

Dh. K., 48 vjeç, banues në Kotë, Vlorë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë mbasdites së djeshme, shtetasi K.M. është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit Grek, dy çanta brenda të cilave kishte 21 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva si dhe lëndë narkotike e presuar në trajtën e cokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e kryera hetimore rezultoi se lëndën narkotike do ta transportonte për në shtetin Grek shtetasi Dh. K.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi J. K., si organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Po kështu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K.M. u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, gjithashtu për shtetasin K.M. u referuan materialet dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy