I akuzuar për tentativë vrasje në Berat, ekstradohet nga Spanja

I akuzuar për tentativë vrasje në Berat, ekstradohet nga Spanja

Një person i akuzuar për tentativë vrasje në Berat, është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë.

 

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua, në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ermal Gora, 46 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.

 

46-vjeçari dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me tre persona të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.

 

Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy