
Një 44-vjeçar shqiptar ndërroi jetë ditën e djeshme në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pescolanciano, komunë në Isernia në rajonin e Molises.
Mediat italiane shkruajnë që shqiptari ishte pjesë e një kompanie pyjore dhe humbi jetën aksidentalisht gjatë kohës që po priste një pemë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, dhe pavarësisht ndihmës së shpejtë të dhënë nga kolegët e tij, shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka ndërruar jetë duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.
Poliia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaëeve të këtij aksidenti fatal.



