Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos, arrestohet 5 persona

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Mykonos, arrestohet 5 persona

Pesë persona janë arrestuar nga policia greke pas vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në ishullin e Mykonos. Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, ndërsa të arrestuarit mësohet se janë të gjithë me origjinë shqiptare. Katër prej tyre u arrestuan në Mykonos, ndërsa i pesti në Portin e Rafinas në tentativë për t’u arratisur. Ata janë të moshave 22, 27 dhe 29 vjeç.

Sipas mediave greke, policia është në kërkim edhe të një personi të gjashtë, që dyshohet si i përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e 12 Korrikut. Viktima u dhunua dhe u qëllua me thikë pas sherrit me një grup personash. 27-vjeçari u dërgua i pajetë në spital dhe mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Ngjarja dyshohet që të ketë ndodhur pas konfliktit për çështje borxhi, por kjo pistë nuk është konfirmuar ende. Autoritetet greke janë duke hetuar për të zbardhur tërësisht vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy