I vdes pasagjeri në aksident, si u përpoq i riu të fajësonte viktimën

I vdes pasagjeri në aksident, si u përpoq i riu të fajësonte viktimën

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik dje në mbrëmje në rrugën “Dritan Hoxha”, në Tiranë.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, 30-vjeçarin A.Ç., i cili duke drejtuar makinën në gjendje të dehur është përplasur me një tjetër automjet.

Për pasojë, pasagjeri me inicialet F.A., që ndodhej në makinë me 30-vjeçarin, ka humbur jetën.

Ngjarja rëndohet edhe më shumë për faktin se gjatë marrjes në pyetje, 30 vjeçari ka dhënë deklarim të rremë, duke thënë se drejtues mjeti nuk ka qenë ai, por viktima që humbi jetën dhe që ishte pasagjer në makinën e tij.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy