Mashtrim kompjuterik nga një call center në Tiranë, katër të arrestuar dhe 49 nën hetim (VIDEO)

Mashtrim kompjuterik nga një call center në Tiranë, katër të arrestuar dhe 49 nën hetim (VIDEO)

Policia e Tiranës ka zbuluar një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku dyshohet se ushtrohej veprimtari e paligjshme e mashtrimit kompjuterik.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Hold On”, u arrestuan në flagrancë katër persona të dyshuar si organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie, ndërsa 49 punonjës të gjetur në ambientet e call center-it u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

 

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

 

Të arrestuarit janë shtetasit Ernest Kurti, 28 vjeç, Amanti Jeshili, 21 vjeç, Eljo Dyrmishi, 21 vjeç dhe Marjo Myftari, 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin aktivitetin e paligjshëm ose drejtonin grupet e punonjësve.

 

Gjatë kontrollit në ambientet e objektit, të përshtatur me dhjetëra poste pune, policia sekuestroi 107 pajisje elektronike, të cilat dyshohet se përdoreshin për kryerjen e mashtrimeve kompjuterike.

 Mes tyre janë 94 kompjuterë, 11 telefona celularë dhe 2 iPad, si dhe materiale të tjera me interes për hetimin.

 

Sipas hetimeve paraprake, ndërhyrja e policisë u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në katin e dytë të objektit zhvillohej aktivitet i paligjshëm në fushën e mashtrimit kompjuterik.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy