Rasti i parë i koronavirusit është konfirmuar në Kroaci. I prekuri është një djalë në moshë të re.
“Bëhet fjalë për një djalë të ri, i cili është i shtruar në Klinikën Infektive ‘Fran Mihajleviç’ në Zagreb”, ka konfirmuar kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Rasti i parë në Koraci regjistrohet vetëm dy ditë pas shpërthimit të epidemisë në shtetin fqinj, Itali.



