63-vjeçarit të dënuar për trafik droge i sekuestrohen tre pasuri me vlerë 150 mijë euro

63-vjeçarit të dënuar për trafik droge i sekuestrohen tre pasuri me vlerë 150 mijë euro

Tre pasuri me vlerë rreth 150 000 euro, me burim aktivitetin kriminal të një 63-vjeçari të dënuar në Turqi për trafik droge, janë sekuestruar në Elbasan.

Në njoftimin e Policisë thuhet: “DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fasada 5”. Sekuestrohen 3 pasuri me vlerë rreth 150 000 euro, me burim aktivitetin kriminal të një 63-vjeçari të dënuar në Turqi, për trafik droge. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të një procedimi pasuror, të iniciuar në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale të shtetasve të akuzuar apo të dënuar nga autoritetet e drejtësisë, brenda dhe jashtë vendit, kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit:

-A. M., 63 vjeç, banues në Elbasan, të dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Ankara, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në kuadër të këtij procedimi pasuror, është vendosur sekuestrimi i 3 pasurive me vlerë rreth 150 000 euro, konkretisht:

-një objekt banimi me sipërfaqe 102.6 m2 dhe oborr me sipërfaqe 250 m2, në lagjen “28 nëntori”;

-një objekt shërbimi (lokal) me sipërfaqe 28.4 m2, në lagjen “Haxhias”;

-një automjet tip “Mercedes-Benz S-Class”.

Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy