Krerët e shtetit dhe politikës homazhe në Pallatin e Kongreseve/ Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri Fatos Nano

Krerët e shtetit dhe politikës homazhe në Pallatin e Kongreseve/ Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministri Fatos Nano

Pas përfundimit të homazheve publike, arkëmorti me trupin e ish-kryeministrit Fatos Nano është nisur drejt banesës së fundit.

Ceremoniali shtetëror nisi në ambientet e Pallatit të Kongreseve rreth orës 08:30 të kësaj të diele, ku qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të jetës publike i dhanë lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të pas viteve ’90.

Në përfundim të homazheve, me nderime shtetërore, trupi i Fatos Nanos u nis nga Pallati i Kongreseve drejt varrezave të Sharës, ku do të prehet përgjithmonë.
Arkëmorti përshkoi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një shenjw nderimi, përpara se të mbërrinte në destinacionin e fundit.

Familja e të ndjerit ka kërkuar që shërbesa fetare ortodokse për Fatos Nanon të kryhet në privatësi, në banesën familjare. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy