Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset shoferi

Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset shoferi

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugorë Elbasan – Tiranë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00, ku shtetasi M. H., 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dyshohet se  ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave  dhe shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy