Kryepolici Proda prezanton strukturën/ “Departament Krimi dhe centralizim të hierarkisë për uniformat blu”

Kryepolici Proda prezanton strukturën/ “Departament Krimi dhe centralizim të hierarkisë për uniformat blu”

Oficerët e Policive Europiane që Shërbejnë në Shqipëri ishin të parët që u njohën me strukturën e re të policisë së shtetit. Ajo tashmë është për konsultim publik ndërsa shumë shpejt do të marrë edhe pëlqimin politik dhe firmën e qeverisë shqiptare.

 

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nëntë ditë më parë u zhvillua një takim i rëndësishëm mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, drejtuesve të programeve dhe projekteve mbështetëse, si dhe Oficerëve Policorë Ndërlidhës të atashuar në vendin tonë. 

 

Takimi kishte për qëllim informimin mbi riorganizimin e brendshëm të Policisë së Shtetit, në përputhje me ligjin nr.82/2024 "Për Policinë e Shtetit", për të përforcuar strukturat dhe kapacitetet e saj në luftën kundër formave të reja dhe dinamike të kriminalitetit.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, theksoi rëndësinë e këtij procesi duke e cilësuar si një hap të domethënshëm në rrugën e modernizimit dhe forcimit institucional të policisë. 

 

Ai shtoi se reformat nuk përbëjnë vetëm ndryshime strukturore, por transformojnë mënyrën e funksionimit, duke rritur profesionalizmin, reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe afërsinë e policisë me qytetarët, si dhe duke forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

 

Struktura e re u prezantua nga Drejtoresha e Burimeve Njerëzore, Drejtues Anisa Duçkollari, e cila shpjegoi ndryshimet për secilën nënstrukturë, ndërsa Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Neritan Nallbati, argumentoi transformimin e këtij departamenti për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve globale. 

 

Pjesëmarrësit nga misionet dhe oficerët e kontaktit u shprehën të kënaqur me informacionin e dhënë dhe shprehën gatishmërinë për të kontribuar aktivisht në modernizimin e mëtejshëm të Policisë së Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy