I voldhi çantën me 4500 euro një personi, arrestohe 35-vjeçari nga Himara (VIDEO)

I voldhi çantën me 4500 euro një personi, arrestohe 35-vjeçari nga Himara (VIDEO)

Policia kap autorin i cili disa ditë më parë i ka vjedhur një shtetasi një çantë personale me 4500 Euro !

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një pjesë e shumës së vlerave monetare që shtetasi kishte vjedhur !

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndryshme të ndodhura në qytetin e Sarandës si edhe për kapjen e ndalimin e shtetasve kryerës të këtyre veprave penale, ditën e djeshme kanë kapur shtetasin :

J.K, 35 vjeç, banues në Himarë.

Shtetasi i mësipërm, më datë 24.11.2017, në afërsi të fshatit Çukë, pranë një pike karburnati, në bar kafe, ka vjedhur një çantë personale, në brëndësi të saj me sendet identifikuese personale si edhe me një sasi shume vlerash monetare prej 4500 Euro, të cilat i përkisinin shtetasit K.I., i cili kishte bërë edhe kallëzim për këtë fakt.

Policia i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shtetasit J.K, shumën e vlerave monetare, prej 3900 Euro, 3 dollarë dhe 1500 lekë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit të mësipërm për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy