Një makinë tip Renault është tentuar të hidhet në erë me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës por fatmirësisht ka pasur vetëm dëme të vogla.
Sipas Policisë, është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip "Reno" në pronësi të shtetasit A.C., e për pasojë ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip "Reno" dhe "Ford".
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2020, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Durrës, është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip "Reno" në pronësi të shtetasit A.C., e për pasojë ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip "Reno" dhe "Ford".
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



