
Lidhur me zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.
Përmes një postimi në Tuiter, Soreca shprehet se mirëpret zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të KED-së.
Ndërkaq, Soreca ka theksuar se zbatimi i Reformës në Drejtësi mbetet përparësia kryesore për rrugën e integrimit.
Reagimi i ambasadorit Soreca është reagimi i parë i ndërkombëtarëve për zgjedhjen e kryeprokurorit të Përgjithshëm.



