Aksidenti me dy viktima në aksin Vlorë-Fier, gjykata lë në burg 28-vjeçaren italiane

Aksidenti me dy viktima në aksin Vlorë-Fier, gjykata lë në burg 28-vjeçaren italiane

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasen italiane Angela Panzillo, 28 vjeç, e akuzuar për aksidentin e rëndë me 2 viktima në autostradën Vlorë–Fier. 

Ndaj 28-vjeçares rëndon akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ndodhi disa ditë më parë në aksin Vlorë–Fier, ku automjeti i drejtuar nga 28-vjeçarja me origjinë nga Napoli humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër automjet. 

Përplasja rezultoi fatale për dy shtetas shqiptarë, të cilët humbën jetën. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy