I zhdukur nga 26 marsi/ Gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit në një godinë të braktisur në Fier

I zhdukur nga 26 marsi/ Gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit në një godinë të braktisur në Fier

Një trup i pajetë është gjetur në një godinë të braktisur në lagjen “16 Prilli” në Fier.

Trupi i përket një personi të seksit mashkull i identifikuar si Julian Prifti, 42 vjeç.

Ai ishte denoncuar i humbur nga bashkëshortja e tij në datën 26 mars, e cila ka bërë kallëzimin në policinë e zonës. Trupi është gjetur nga banore të lagjes të cilët për shkak të erës së rëndë kanë njoftuar policinë.

Policia dyshon se ai është vetëvarur që prej datës 26 mars dhe sipas bashkëshortes se tij, 42-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni për shkak të borxheve të shumta që kishte marrë. Çifti jetonte me qera dhe nuk kishin një punë të përhershme. 

 

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:50, në lagjen "16 Prilli" , Fier, në një godinë të rrënuar, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit J. P., 42 vjeç, banues në Fier, i cili është larguar nga banesa më datë 26.03.2022.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po vijon punën për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy