6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT/ Ministria e Shëndetësisë: Në gjendje kritike

6-vjeçarja nga Maliqi shtrohet në QSUT/ Ministria e Shëndetësisë: Në gjendje kritike

Vajza 6-vjeçare nga Maliqi, e lënduar rëndë në ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qarkun e Korçës, është transportuar mbrëmjen e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se e mitura, me inicialet N.A., është pritur në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga një ekip i specializuar mjekësor, që ndodhej në gatishmëri të plotë.

Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën, u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.

Pak minuta, pas mbërritjes së 6 vjeçares, në QSUT ka mbërritur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT.

MSHMS shpreh ngushëllimet për humbjen e pjesëtarëve të familjes dhe po qëndron në komunikim me QSUT, minutë pas minute për gjendjen shëndetësore të së miturës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy