Rrezik shembje, ARRSH mbyll urën e vjetër të Milotit

Rrezik shembje, ARRSH mbyll urën e vjetër të Milotit

Ura e vjetër mbi lumin Mat është mbyllur për qarkullimin e mjeteve, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është vendosur si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. 

Megjithatë, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparimin e saj apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike.

Kjo situatë vjen në një moment kritik, kur trafiku në aksin Milot-Lezhë është në kulmin e tij për shkak të fluksit turistik. 

Mungesa e urës pritet të krijojë kaos dhe radhë të gjata në hyrje-dalje të qytetit të Lezhës, duke ndikuar ndjeshëm në lëvizjen e banorëve dhe pushuesve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy