
Një 55-vjeçar vendosi t’i japë fund jetës sot në Tiranë.
Në zonën e Unazës së Re në Tiranë, trupi i tij u gjet i pajetë brenda banesës, pasi kishte varur veten.
Familjarët thonë se ai vuante nga depresioni.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 18:40, në Unazë të Re, është vetëvarur në banesën e tij shtetasi A. D., rreth moshës 55 vjeç.
Nga deklarimet e marra nga familjarët dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.



