Nëntë drejtues automjetesh janë ndaluar nga policia e kryeqytetit, pasi është konstatuar se ishin angazhuar në një garë shpejtësie me mjetet e tyre. Sipas policisë së kryeqytetit, garat bëheshin në unazën e madhe të Tiranës, nga mbikalimi tek Kopshti Zoologjik, në drejtim të një qendre tregtare.
Të rinjtë e ndaluar drejtonin mjete luksoze, kryesisht të markave “Benz” dhe BMV.
Të rinjtë e shoqëruar
Joni E., drejtues i mjetit Volksvagen
Ilia V., drejtues i mjetit Mercedes Benz
Alban Z., drejtues i mjetit Honda
Klajdi K., drejtues i mjetit Mercedes Benz
Artur T., drejtues i mjetit BMW
Albert M., drejtues i mjetit Mercedes Benz
Ledon N., drejtues i mjetit Nissan
Skerdi A., drejtues i mjetit Mercedes Benz
Ledio P., drejtues i mjetit Mercedes Benz.
Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese. Këta drejtues mjetesh, janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës. Mjetet janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do t’u nënshtrohen ekzaminimeve teknike, pasi dyshohen të kenë bërë modifikime në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).



