
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg me afat 35 ditor” për efektivin e RENEA-s, Xhuljo Liçin.
Po ashtu është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për të arrestuarin tjetër, Dedë Nimani, ndërsa “arrest shtëpie” është dhënë për Luan Gaçi.
Luan Gaçi nuk duhet të lëvizë nga banesa pa lejen e prokurorisë.
Xhulio Liçi, Dedë Nimani dhe Luan Gaçi u arrestuan pasi SHÇBA kishte marrë informacion për veprimtarinë e paligjshme të Nimanit dhe prej ditësh kishte lajmëruar strukturat përkatëse dhe ishin nën mbikëqyrje të tij.
Sipas policisë kokaina blihej nga 3 të arrestuarit në sasi 1-2 kg dhe më pas shitej në zona të ndryshme të Tiranës.
Dedë Nimani rezulton person me precedent të mëparshëm penal, ndërsa kishte më pak se një vit që kishte dalë nga burgu, i dënuar për drogë.



