Greqi, shqiptari plagos me armë burrin e motrës

Greqi, shqiptari plagos me armë burrin e motrës

Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë të diel në Mikonos të Greqisë, ku një shqiptar ka plagosur kunatin e tij.

I dyshuari ishte i martuar me motrën e të plagosurit, ku në konflikt e sipër qëlloi tre herë me armë vëllain e gruas, në zonën e aeroportit të Mikonos.

I plagosuri u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital, ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Siç raporton Protothema, dyshohet se konflikti mes të dyshuarit dhe të plagosurit ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, me gjasë prej pakënaqësive për raportin e të plagosurit me motrën e të dyshuarit.

Pas plagosjes, vëllai i të dëmtuarit e ndoqi me makinë autorin, duke përfunduar në përleshje fizike dhe goditje me sende të forta, para se i dyshuari të arrestohej nga policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy