75-vjetori i NATO-s/ Peleshi: Shqipëria e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve

75-vjetori i NATO-s/ Peleshi: Shqipëria e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve

Aleanca e NATO-s shënon 75 vjetorin e themelimit të saj.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë shpreh qëndrimin e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve dhe partnerëve të saj në përballimin e sfidave aktuale.

Ai shprehet të jetë krenar që vendi është pjesë e kësaj historie. 

NATO feston këtë vit 75 vjetorin e themelimit. E krijuar më 4 prill 1949 Aleanca më e madhe politike dhe ushtarake e vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut shënon kështu 75 vite mbrojtje kolektive.
NATO, tashmë e përbërë prej 32 vendesh anëtare është një komunitet aleatësh të lidhur nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke ruajtur misionin e saj kryesor të mbrojtjes së anëtarëve të saj nga çdo kërcënim.
Prej vitit 1999, Aleanca e NATO-s ka udhëhequr operacionin për mbështetjen e paqes në Kosovë, përmes KFOR, i cili vijon të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt në Kosovë dhe rajon. Pjesë e këtij misioni si dhe e disa misioneve të tjera në zona të nxehta të globit janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Shqipëria është anëtare e Aleancës transatlantike që prej vitit 2009 dhe këtë vit shënon 15-vjetorin e anëtarësimit me të drejta të plota. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë shpreh qëndrimin e palëkundur për të qenë në krah të aleatëve dhe partnerëve të saj në përballimin e sfidave aktuale.
Në nder të këtij përvjetori, më datë 9 prill në Forcën Tokësore do të organizohet një ceremoni madhështore, ku pritet të marrin pjesë personalitete të vendit dhe shteteve anëtare të Aleancës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy