Përmbyset makina në Fushë Krujë, dy të vdekur dhe një fëmijë i plagosur

Përmbyset makina në Fushë Krujë, dy të vdekur dhe një fëmijë i plagosur

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në fshatin Burra të Krujë pasditen e sotme.

Nga informacionet paraprake të policisë mësohet një makinë ka humbur kontrollin dhe pasi ka dalë nga rruga është përmbysur.

​Viktimat mësohet se janë drejtuesi i mjetit I.Malja, i cili mendohet se ka pasur probleme shëndetësore dhe pasagjerja L.Malja. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë, i cili ishte në furgon.

"Më datë 24.11.2018, në fshatin Bura-Nikël, ka dalë nga rruga një mjet tip Benz furgon dhe për pasojë kanë ndërruar jetë  shtetasit I.M.(shoferi i mjetit) dhe L.M. (pasagjere)dhe është dëmtuar një fëmijë rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve", sqaroi policia në njoftimin zyrtar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik, që i mori jetën dy personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy