
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M.A, 37 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një shtetas 53-vjeçar, ku për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në plazh, Durrës. M.A. ka goditur shtetasin Z.K, banues në Durrës. Ky i fundit, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga përballja dhe rrëzimi në tokë.
Arrestimi është kryer tetë ditë pas ngjarjes.
Grupi hetimor ndërkaq po vijon veprimet proceduriale, duke marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës. Zbardhja e plotë e ngjarjes pritet të ndodhë ende.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



