
Autoritetet angleze kanë dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri. Anis Hemisi nga Suedia, akuzohet se ekzekutoi në sy të gruas dhe djalit 36-vjeçarin shqiptar, teksa ishte duke hyrë në banesën e tij në Londër. Shkak dyshohet të jenë bërë prishjet e pazareve të drogës.
24 vjeçari e qëlloi Flamur Beqirin me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Përpara të se vriste shqiptarin, suedezi së bashku me bashkëpunëtoret e tij kishte studiuar të gjitha lëvizjet e 36 vjeçarit. Hemissi kishte fluturuar nga Suedia drejt Britanisë së Madhe pikërisht me porosinë për ekzekutuar shqiptarin dhe për ta arritur këtë ai u maskua me uniformën e punës si pastrues mbeturinash. Atij iu desh të priste 4 orë Flamur Beqirin, derisa të hasej me të për ta ekzekutuar me tetë plumba.



