
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:20, në rrugën Tiranë – Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Në mjetin me targë AA 544 KO udhëtonin një çift bashkëshortësh: drejtuesi i mjetit I. G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja Xh. G., rreth 55 vjeçe.
Për shkak të aksidentit, ata kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar menjëherë në spital, ku Xh. G. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshorti I. G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



