U bllokuan në liqenin e Shtrazës/ Policia lokalizon dy turistët belgë

U bllokuan në liqenin e Shtrazës/ Policia lokalizon dy turistët belgë

Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se u ka ardhur në ndihmë dy turistëve belgë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te liqeni i Shtrazës, si pasojë e problemeve shëndetësore gjatë eksplorimit.

Ata janë gjetur dhe janë transportuar në spital, për të marrë asistencë mjekësore.

Njoftimi Lëpushë, Shkodër

Mbetën të bllokuar te liqeni i Shtrazës, si pasojë e problemeve shëndetësore gjatë eksplorimit, Policia iu shkon në ndihmë 2 turistëve belgë.

Operacioni për lokalizimin dhe dhënien ndihmë 2 turistëve në terrenin e vështirë malor, zgjati 4 orë dhe u krye nga SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze.

Mëngjesin e sotëm, sapo janë njoftuar se 2 turistë belgë kërkonin ndihmë sepse kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë, SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze (për shkak se lokacioni ishte më i aksesueshëm nga Mali i Zi), kanë organizuar punën për të gjetur dhe ndihmuar turistët.

Pas 4 orësh kërkime në një terren shumë të vështirë malor, ata janë gjetur dhe janë transportuar në spital, për të marrë asistencë mjekësore.

2 turistët janë aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe humanizmin e treguar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy