Homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha, Rama: Çast i rëndë për të gjithë

Homazhet për nënkomisarin Saimir Hoxha, Rama: Çast i rëndë për të gjithë

Kanë nisur në Pallatin e Kongreseve homazhet në nder të policit të vrarë në krye të detyrës në Lezhë, Saimir Hoxha. Kolegë e familjarë të nënkomisarit janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve për t'i dhënë Saimir Hoxhës lamtumirën e fundit.

Homazhet kanë nisur në orën 12:00 dhe do të vijojnë deri në orën 15:00. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kune-Vain në Lezhë ku policia kishte shkuar për të asgjësuar një parcelë me bimë kanabisi.

Gjatë rrugës tre të rinjtë u përballën me policinë dhe ndryshe nga dy shokët e tij të cilët iu bindën urdhrit të policisë, Aldi Rama nuk ka pranuar dhe ka qëlluar në befasi Saimir Hoxhën dhe më pas ka marrë automjetin dhe është arratisur. Oficeri i policisë ndërroi jetë një ditë më parë rrugës për në spital, ndërsa 21-vjeçari person me precedent të mëparshëm penal, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi qëlloi veten në kokë.

Kryeministri Edi Rama ka folur pas homazheve të mbajtura në nderim të nënkomisarit Saimir Hoxha që u vra dje në krye të detyrës. Teksa shprehu ngushëllimet, ai bëri të ditur vendimin e marrë sot në mbledhjen e qeverisë për mbështetjen financiare ndaj familjes së nënkomisarit Hoxha.

Padyshim që është një çast i rëndë për të gjitha forcat tona të policisë së Shtetit. Patjetër edhe për shoqërinë dhe për shtetin, por mbi të gjitha për familjen dhe duke i shprehur ngushëllimet vëllazërore familjes, duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë dëshmor të ri të atdheut, por edhe të gjithë punonjësve të policisë, e shoh të udhët të bëj me dije se qeveria ka vendosur sot mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen. Natyrisht nuk ka fonde dhe nuk ka mbështetje materiale që kompenson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndihen deri në fund të mbështetur, të përkrahur dhe të inkurajuar”, tha Rama.

Basha: Policët janë braktisur, u duhet një qeveri që ti përkrahë

Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha teksa i dha lamtumirën e fundit nënkomisarit Hoxha, tha se Policët janë braktisur e poshtëruar dhe u duhet një qeveri që të punojë për ta kundër krimit.

Jam këtu për t'i dhënë lamtumirë e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës. Dua të shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time për vëllezërit dhe motrat me uniformë të Saimir Hoxhës që përballen çdo ditë me rrezikun vdekjeprurës të luftës kundër krimit dhe mbrojtjes së ligjit, jetës e sigurisë së çdo qytetari. Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtrimin e tyre e ndjej çdo ditë. Unë dhe PD do bëjmë gjithçka që dinjitetin e tyre ta vëmë në vend dhe hapi i parë do të jetë një qeveri në krah të policisë dhe kundër krimit

Meta: Moment i dhimbshëm dhe reflektimi

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, për të cilin deklaroi se efektivi nuk e meritonte të ndahej nga jeta nga familjarët, miqtë dhe komuniteti. Ai gjithashtu shtoi se kjo ngjarje mbetet një moment reflektimi për luftën kundër krimit, duke kërkuar shpëtimin e sa më shumë të rinjve dhe fëmijëve që bien pre e fenomenit dhe të krimeve.

Është një moment i dhimbshëm që t’i japim sot lamtumirën e fundit një oficeri hero të policisë së shtetit, por edhe një prindi familjari të shkëlqyer si nënkomisari Saimir Hoxha, i cili kurrsesi nuk e meritonte të ndahej nga jeta nga familjarët, shokët, komunitetit të cilit i shërbeu dhe sigurisht është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar por edhe njëkohësisht për inkurajimin e krimit ordiner, sikurse është një prioritet lufta kundër trafikut të drogës, kundër atyre të cilëve përfitojnë prej saj, por edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj, fëmijë, të cilët për fat të keq bien në prehrin e këtij fenomeni shkatërrimtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy