Tiranë/ Plagoset me armë një person në ish-Kombinat

Tiranë/ Plagoset me armë një person në ish-Kombinat

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kombinatit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosuri është rreth 60 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ai ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa i plagosuri nuk ka rrezik për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.05.2022, rreth orës 20:45, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi M. L., rreth 60 vjeç, banues në Kombinat, i cili në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri. 
Nuk dihen rrethanat nëse është vetëplagosur apo e kanë plagosur.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy