
Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në një azil të moshuarish në Tiranë, ku një 78-vjeçar vrau me shkop shokun e tij të dhomës 82-vjeç.
Mësohet se Sektori për Hetimin e krimeve ka ndaluar kryeinfermieren dhe infermieren e turnit, pasi të moshuarit duhet të monitorohen gjatë natës dhe nuk mund të lëvizin të vetëm për shkak të sëmundjeve që kanë.
Krimi i rëndë ndodhi në azilin privat të të moshuarve në kryeqytet, ku një 78-vjeçar i identifikuar si Zyhdi Shehu, ka goditur sot në orët e para të mëngjesit të sotëm disa herë me bastun hekuri pas sherrit të çastit shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.
Policia konfirmoi ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00 në shtëpinë e kujdesit “Ruaje moshën” dhe bëri me dije se viktima është Virxhil Vesho, 82 vjeç, i cili ka vdekur pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës.
Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë krevati, pasi 78-vjeçari Zyhdi Shehu mendonte se shoku i tij i dhomës Virxhil Vesho i kishte zënë vendin.
Të moshuarit vuanin nga Alzhaimeri dhe skleroza.



