
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një mjet përplasi një të moshuar dhe u largua më pas nga vendi i ngjarjes.
Gruaja e aksidentuar është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë bërë të mundur identifikimin dhe bllokimin e mjetit të dyshuar si dhe identifikimin e autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



