Ndërtonte pa leje në parkun natyror “Syri i Kaltër”/ Arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

Ndërtonte pa leje në parkun natyror “Syri i Kaltër”/ Arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime ndërtimi, pa leje, në zonën e quajtur “Syri i Kaltër”, Sarandë, kanë ushtruar kontroll në zonë.

Nga kontrollet u konstatua se shtetasi H. Gj. kishte nisur të ndërtonte një objekt, në tokë publike, në parkun natyror, pa lejen e organeve kompetente.            

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare u ndalua me iniciativë shtetasi H. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë. 

Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre për kryerjen e veprimeve procedurale. 

Vijon puna për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore të punonjësve të IVMT dhe të Policisë Bashkiake Finiq, të cilët dyshohet se me mosveprimet e tyre, kanë lejuar ndërtimin e paligjshëm. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy