Sekuestrohen kallashnikovë dhe qindra fishekë/ Policia arreston dy persona në Tiranë

Sekuestrohen kallashnikovë dhe qindra fishekë/ Policia arreston dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka zhvilluar sot një aksion pas informacioneve për persona që mbanin armë zjarri në banesat e tyre.

Nga ky aksion, Mehdi Vaka, 51 vjeç, banues në Marikaj dhe Arben Laçi 46 vjeç, banues në Paskuqan janë vënë në pranga pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, 46-vjeçari që u kap me një armë zjarri të llojit kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak.

Ndërsa 51-vjeçari Vaka është kapur me armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole.

Njoftimi i policisë Tiranë: Kontrolle të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbanë ato pa leje në banesë. Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Komisariatit të Policisë Vorë, janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Nr. 5, një 46-vjeçar që u kap me një armë zjarri kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak.

Ndërsa nga Komisariati i Policisë Vorë është vënë në pranga një 51-vjeçar që u kap me një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë. Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamzë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 46 vjeç, banues në Paskuqan 2.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti e sekuestroi një kallashnikov dhe 293 fishekë luftarak. Po nga kontrollet e kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 51 vjeç, banues në Marikaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në një serë pranë banesës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik me 13 fishekë në karikator dhe një fishek në fole. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy