Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin njoftuan për një rast dhune në familje në Laç. Shtetasi R. Gj., 29 vjeç, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe më pas është larguar nga banesa.
Për shkak të rrezikut dhe veprimeve të dhunshme, u kërkua asistenca e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.
Pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.
Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.



