Zbulohet 210 kg kokainë në kontejnerin në portin e Pireut, destinacioni Shqipëria/ 4 të arrestuar
Një sasi lënde narkotike prej 210 kilogramë kokaine u zbulua dhe sekuestrua në një kontejner në portin e Pireut në Greqi.
Lënda narkotike me peshë 210 kilogramë e 300 gramë, u zbulua në 180 pako najloni të fshehura në kontejnerë me karkaleca të ngrirë të ardhur nga Amerika e Jugut.
Autoritetet greke dyshojnë se destinacioni i drogës ishte Shqipëria nga ku do të kanalizohej më tej në Evropën Qendrore dhe Veriore.
Policia tha se grupi kriminal kishte fituar më shumë se pesë milionë euro nga trafiku i kokainës.
Mediat greke raportojnë se mes të ndaluarve janë dy grekë dhe dy shqiptarë, ndërsa një 48-vjeçar besohet të jetë kreu i grupit, i cili kishte një urdhër arresti të në ngarkim për përfshirjen e tij në një tjetër operacion droge në vitin 2017.
Në operacionin e shtatë viteve më parë shqiptari u akuzua për pjesëmarrje në një bandë që prodhonte pilula Captagon në një laborator të fshehur në Nea Peramos, Atikën perëndimore.
Në operacionin antidrogë të vitit 2017, autoritetet arrestuar katër të dyshuar, ndërsa tre të tjerë arritën të arratiseshin. Mes tyre ishte edhe shtetasi shqiptar që drejtonte bandën.
Policia tha gjithashtu se një nga të dyshuarit grekë të arrestuar ka vuajtur një dënim me burg në SHBA dhe dyshohet se është i lidhur me organizatën terroriste kolumbiane FARC.
Autoritetet greke njoftuan se u ndihmuan në operacionin e tyre disamujor nga Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.