Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan–Mbrostar.
Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Ford” dhe një “Range Rover”. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin “Ford”.
E lënduara është transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



