Plagosen me thikë dy të rinj pranë zyrave të LSI në Sauk/ Shpallen në kërkim tre persona

Plagosen me thikë dy të rinj pranë zyrave të LSI në Sauk/ Shpallen në kërkim tre persona

Një konflikt mes të rinjve, ka ndodhur gjatë mesnatës pranë zyrave elektorale të LSI në Sauk.

Bëhet me dije se në konflikt janë përfshirë disa persona, ndërsa kanë mbetur të plagosur me thikë dy prej tyre.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur shtetasit Roland Doka dhe Oltjan Doka, të moshave 23 dhe 25 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta dhe nuk dihet nëse ka lidhje me partitë politike. Policia ka sekuestruar kamerat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, nga ku është evidentuar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

Policia ka shpallur në kërkim tre persona dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë për kanosje një tjetër.

NJOFTIMI:

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.
Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy