Gjyqi i studentëve, Edi Rama thirret dëshmitar

Gjyqi i studentëve, Edi Rama thirret dëshmitar

Kryeministri Edi Rama do të thirret dëshmitar në gjyqin e studentëve. Gjykata ka pranuar kërkesën e studentëve të ndaluar dhe proceduar pasi gjuajtën me vezë kryeministrin.

Ata kërkuan që kryeministri Rama të thirrej si dëshmitar, kërkesë që është pranuar nga gjykata. Po kështu studentët kërkuan edhe pyetjen e tre gardistëve.

8 studentë që morën pjesë në protestën kundër reformës së arsimit të lartë u ndaluan një vit më parë pasi qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama në ambientet e fakultetit të shkencave sociale.

Ata u lanë të lirë pas disa orës por ndaj tyre pati procedim penal. Kjo është hera e parë që kryeministri Edi Rama do të dëshmojë në një gjyq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy