
Një konflikt për pronën mes dy personave në Korçë ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Ngjarja është regjistruar, rreth orës 12:15, ku policia është njoftuar se në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi Anri Reli, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin Sotiraq Mishën, banues në Korçë.
I plagosuri u dërguar me urgjencë për mjekim në Spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



