Në kërkim nga drejtësia gjermane, kapet në Morinë i riu nga Podgorica

Në kërkim nga drejtësia gjermane, kapet në Morinë i riu nga Podgorica

Një person i kërkuar nga Gjermania për trafik droge, ka rënë në prangat e policisë kufitare në Morinë. 35-vjeçari nga Podgorica ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Trafikim i nakotikëve". Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar D. P., 35 vjeç, banues në Podgoricë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani pasi Gjykata Laufen ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale  "Trafikim  i narkotikëve, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy